Gratë në shkencë, 12 vajza shqiptare marrin pjesë në kampin STEAM në Prishtinë

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Dymbëdhjetë vajza shqiptare morën pjesë në Kampin STEAM për vajza të WiSci (Gratë në shkencë) në Prishtinë.

Anëtaret e Këndit Amerikan në Vlorë, Greis Lipi dhe Klea Lelo janë dy ndër dymbëdhjetë vajzat shqiptare që morën pjesë në këtë Kamp, theksoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ato u takuan me një grup nxënësish nga shkolla të mesme të ndryshme për të ndarë përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth asaj që mësuan për STEAM (shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe projektim, si dhe matematikë) përmes aktiviteteve praktike edukative nën mentorimin e grave dhe burrave që udhëheqin në fushat STEAM.

Vajzat ndanë idetë e tyre se si të zgjerojnë programet e STEAM në Këndet Amerikane në Shqipëri dhe në shkollat e tyre.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.