Dëmtimet nga tërmeti, Gjebrea: Mbështetje për familjet në vështirësi ekonomike

TIRANË, 30 shtator /ATSH – I. Vata/- “Tërmeti i javës së kaluar tregoi një organizim dhe mobilizim të shpejt të strukturave shtetërore”, tha sot në Kuvend, deputetja e PS-së Elona Gjebrea, ndërsa kërkoi më shumë fonde për Emergjencat Civile.

Gjebrea  theksoi se “tërmeti është një fatkeqësi natyrore dhe kërkon një sistem më funksional dhe më shumë buxhet dhe shpresoj në buxhetin e ardhshëm të kemi më shumë fonde të alokuara për Emergjencat Civile”.

Duke bërë një bilanc të punës në periudhën pas tërmeti në Njësinë Administrative Nr. 1 në Tiranë, Gjebrea tha se tërmeti ka shkaktuar shumë dëme.

“Është për t’u vlerësua komisioni i cili u ngritë menjëherë pranë Njësisë Administrative Nr. 1 në Tiranë, i cili ka bërë verifikimin dhe konstatimin e situatës në këtë Njësi. Deri tani janë 107 njoftime për demet e tërmetit nga të cilat janë verifikuar  73 nga të cilat ka sërish banesa për verifikim, po ashtu edhe institucionet publike janë në territorin e Njësisë Nr. 1. Ne u kemi ardhur në ndihmë banorëve dhe falënderoj strukturat e Emergjencave Civile të cilat kanë qenë në gatishmëri dhe kanë treguar se kanë qenë të përgatitura dhe të trajnuara që nga strukturat e policisë bashkiake, të Ministrisë Shëndetësisë së Ministrisë së Mbrojtjes, dhe sistemi i zjarrfikëseve. Familjet e dëmtuara nga tërmeti janë edhe në vështirësi ekonomike, trajtohen dhe me ndihmë ekonomike dhe do të kërkojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje nga shërbimet sociale. Janë administruar dhe kërkesat e ardhur nga administratorët e pallateve dhe janë gjithsej 9 pallate të ndërtuar para  dhe pas viteve 90 dhe janë vlerësuar për t’u parë nga inxhinierët në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre”, tha Gjebrea.

Po ashtu, ajo tha se qytetarët vijën ende të kërkojnë ndihmën e shteti dhe më këtë rast u bëjë thirrje banorë ve dhe qytetarë të Njësisë Nr. 1, që kanë dëmtime t’i drejtohen, njësisë të  bëjë vetë deklarimin dhe stafi do t’ju vijë në ndihmë atyre. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.