Ankesa apo pyetje për pronat, Kadastra numër pa pagesë për qytetarët

TIRANË, 30 shtator /ATSH/- Numri e ri jeshil pa pagesë është vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët që duan të pyesin apo të ankohen për çështjen e pronave.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se për çdo ankesë apo pyetje në lidhje me pronat, shtëpitë apo tokat, qytetarët mund të telefonojnë pa pagesë në numrin: 08008811.

“Nëpërmjet këtij numri si dhe adresës zyrtare të ASHK ([email protected],) ju mund të parashtroni çdo paqartësi që keni në lidhje me pasuritë e paluajtshme si dhe të informoheni mbi shërbimet e ndryshme të institucioni”, citon njoftimi i Kadastratës. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.