Nesër nis rindërtimi i shtëpisë së Edmond Zelës, u dëmtua nga tërmeti

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se nesër do të nisë projekti për rindërtimin e shtëpisë së Edmond Zelës, të cilit iu dëmtua shtëpia nga tërmeti që preku vendin në datë 21 shtator.

“Projekti i ri gati – nesër nis një dite e re për Edmondin e familjen e tij hallemadhe!”,tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku vijoi duke thënë se, “secili nga ne e ka një engjëll brenda vetes për të ndihmuar dikë në nevojë apo një djall që bën cinikun e ironikun. Pyetja është kë zgjedhim të na drejtojë çdo ditë? Edhe shtëpia e Edmond Zelës në Vaqarr nisi rindërtimin! Faleminderit Gaz Pajës qe mori përsipër investimin me miqtë e tij! Ne fund të ditës do mbahen mend ata që bëjnë punë, jo ata që bëjnë fjalë! Tirana Solidare”, theksoi Veliaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.