SHBA- Metallica shtyn turin në Australi dhe Zelandën e Re pasi lideri i grupit hyn në një program rehabilitimi

LOS ANXHELOS, 28 shtator/ATA-DPA/- Fansat e “Metallica” në Australi dhe Zelandën e Re do të duhet të presin pak më gjatë për të ndjekur nga afër performancën e yjeve të rokut.

Në një njoftin në Twitter anëtarët bën me dije se banda ka shtyrë turneun pasi lideri i grupit, James Hetfield duhet të rihynte në një program rehabilitimi për shkak të varësisë së tij nga droga.

Grupi amerikan i rokut kishte planifikuar tetë koncerte midis 17 tetorit dhe 2 nëntorit, gjashtë në Australi dhe dy në Zelandën e Re.

Metallica i siguroi fansat të cilët kishin blerë biletat se ata do të rimbursoheshin plotësisht dhe se grupi do të kthehej në Australi dhe Zelandën e Re sapo shëndeti i Hetfield të përmirësohej.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.