GJERMANI – Policia arreston një ”spiderman”

FRANKFURT, 28 shtator/ATA-DPA/- Një alpinist francez, Alain Robert i quajtur ndryshe “spiderman” për shkak të aventurave të tij, u arrestua nga policia gjermane pasi u ngjit në një ndërtesë rreth 153 metra në qytetin e Frankfurtit.

Sipas dëshmitarëve, alpinistit iu deshën rreth 20 minuta për t’u ngjitur në majën më të lartë të quajtur “Skyper” në bankën qëndrore të qytetit.

“Ngjitja e 57 vjeçarit, Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, sipas policisë gjermane.

Në fillim të këtij viti, Robert u ngjit në një nga ndërtesat më të larta në kryeqytetin e Filipineve, Manila.

Aktivitetet e tij të ngjitjes e kanë ndihmuar Robert për të hyrë në librin e rekordeve “Guinness” duke përfshirë edhe disa arrestime.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.