GJERMANI- Oktoberfest rrit prodhimin e industrisë së birrës

BERLIN, 28 shtator /ATSH-DPA/- Industria e birrës në Gjermani ka shënuar një rritje pas një gushti të vakët, falë Oktoberfest që po zhvillohet në të gjithë vendin këtë muaj.

Ekspertët e industrisë janë shprehur optimist për kërkesën në rritje të birrës në kategorinë e çmimeve më të larta, si dhe ato pa alkool.

Vetëm në gusht, birraritë gjermane pësuan një rënie të dyfishtë në shitje.

“Shoqata e shitësve me shumicë të pijeve gjermane (GFGH) i ka bërë jehonë komenteve të përfaqësuesit kryesor të birrës gjermane Veltins, “Duke parë shtatorin, prodhimi po fillon të përmirësohet sërish”, deklaroi drejtori i GFGH, Dirk Reinsberg.

Pjesa më e madhe e këtij përmirësimi i dedikohet festivaleve: “Oktoberfest nuk është thjesht një magnet për publikun në landet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttemberg.”//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.