555 ndërhyrje kirurgjikale falas në 8 muaj

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Plot 555 ndërhyrje kirurgjikale falas në zemër janë kryer në 8 muajt e parë të këtij viti.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka deklaruar se të gjitha operacionet janë mbuluar 100% nga shteti, pra falas për qytetarët, si në spitalet publike edhe në ato private, si pjesë e paketës së kardiokirurgjisë.

“100% financim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për ndërhyrjet kardiokirurgjikale. 555 ndërhyrje janë kryer gjatë Janar-Gusht 2019 në spitalet publike dhe private,” deklaroi FSDKSH. /a.sh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.