50 studentë takim të veçantë me regjisoren e producenten e njohur amerikane Lara Stolman

TIRANË, 28 shtatori/ATSH/ Rreth pesëdhjetë studentë u bashkuan me regjisoren, skenaristen dhe producenten amerikane Lara Stolman, fituese e shumë çmimeve, në një masterclass të veçantë në qendrën rinore Arka në Shkodër.

Ambasada amerikanë në Tiranë thotë se shumë prej tyre kanë qenë pjesë në disa projekte për angazhimin qytetar.

Studentët mësuan se si të ndërtojnë aftësitë e tyre mbi përdorimin e rrëfimit të historive personale dhe filmave për fuqizimin dhe përfshirjen e të rinjve. Ky masterclass vijoi me një bisedë të hapur me eksperten e filmave. z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.