SHBA – Rritet numri i viktimave nga cigaret elektronike

Numri i vdekjeve të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike në SHBA ka shkuar në 12 persona, raportoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Agjencia amerikane e shëndetit, që mblodhi informacion nga shtetet në të gjithë vendin, vlerësoi gjithashtu se kishte 805 raste të konfirmuara dhe të mundshme të dëmtimit të mushkërive që lidhen me përdorimin e cigareve elektronike.

Përditësimi i fundit i CDC vlerësoi gjithsej gjashtë vdekje dhe 530 lëndime.

Shkaku i problemeve në mushkëri mbetet i paqartë.

Deri më tani nuk ka të dhëna në lidhje me lëndime të tilla në Gjermani apo Europë.

Sidoqoftë përbërja e cigareve elektronike është shumë më e kontrolluar në Gjermani sesa në SHBA. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.