Po-ja e Bundestagut, Balla: Rekomandimet e Gjermanisë nuk janë kushte, por detyra shtëpie për Shqipërinë

TIRANË, 27 shtator /ATSH – I. Vata/- “Rekomandimet e Gjermanisë nuk janë kushte por detyra shtëpie për Shqipërinë”, tha sot kryetari i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla në një intervistë televizive, ndërsa theksoi se për Krishtlindje do të kemi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

“Gjithë ato rekomandime që shpeshherë quhen kushte, por që nuk janë të tilla, kanë të bëjnë me disa detyra shtëpie që Shqipëria është duke i bërë”, – tha ai.

Po ashtu Balla theksoi se “Krishtlindjet do ta gjejnë Shqipërinë me Gjykatë Kushtetuese funksionale, po kështu dhe Gjykata e Lartë, shumë shpejt do të ketë anëtarët e rinj. Ky është një vendim historik”.

“Në të dyja vendet, qoftë në Francë, qoftë Holanda nuk është e njëjta procedurë tejet e koklavitur. Në rastin e Holandës ka një konsultim me Komitetin për Çështje Europiane dhe kjo e bën më të thjeshtë”, – tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.