Pistë garash sportive/ Krijohet Auto-Moto Parku i parë shqiptar

TIRANË, 27 shtator /ATSH/-Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se, “në Tiranë do të ngrihet shumë shpejtë një pistë e garave të  shpejtësisë për automjetet”.

Sipas DPSHTRR në sektorin e automotorizimit, do të investohet edhe për një park me pistë testimi e eventesh ngarjeje sportive, një zonë e dedikuar për aktivitetet auto-moto në kushte më të sigurta e me infrastrukturë adapte.

Auto-Moto Parku i parë shqiptar, profesional e zyrtar pritet të hapet në zonën e Rinasit sipas ecurisë me dokumentacionet.

“Komuniteti i të apasionuarve për xhiro të shpejta, minigara, drags e drifts, show e festa apo panaire e festivale auto-moto meriton hapësirat e duhura të ushtrimit që s’garantohen dot pa ndihmën e shtetit!”

Kjo nismë është marrë kryesisht për sigurinë rrugore pasi talentet e rinj që kanë pasion këtë fushë nuk kanë rrugët si alternativë të vetme, bën të ditur DPSHTRR. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.