Opinioni i Venecias/ Reagon zëdhënësi: Meta, zero shkelje të Kushtetutës

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Pas publikimit të opinionit të Venecias, ka reaguar zëdhënësi i presidentit Ilir Meta. Zëdhënësi Blushi tha se Presidenti ka zero shkelje të Kushtetutës.

“Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë”, tha Blushi, publikimit të dokumentit të Komisionit të Venecias.

“E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun”, theksoi ai.

Sipas Blushit, ai që duhet dëgjuar është Bundestagu.

“Uluni urgjent dhe zgjidhni krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë”, theksoi Blushi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.