Mbështetje gjermane për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Gjermania dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë edhe më intensivisht në vitet në vijim për të nxitur një zhvillim të qëndrueshëm të rajoneve rurale.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka startuar së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, një program intensiv prej 10 milionë euro.

Deri në fund të vitit 2022, programi do të shërbejë veçanërisht për përmirësimin e gjendjes ekonomike të popullsisë në zonat rurale.

Grupet e interesit janë fermerë të vegjël, sipërmarrës të vegjël dhe shumë të vegjël që veprojnë në fushën e turizmit apo në fusha të tjera.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.