“Friendly Wi-Fi”/ Gjatë gushtit fëmijëve iu bllokuan 154 faqe interneti me përmbajtje për të rritur

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Tirana është qyteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që ofron një mjedis online miqësor për fëmijët dhe familjet.

Nisma “Friendly Wi-Fi” u prezantua në maj të këtij viti pranë Liqenit Artificial të Tiranës, si një shërbim i certifikuar, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë muajit gusht u bllokuan 154 faqe interneti në ditë me përmbajtje për të rritur, 61% me shumë se në muajin korrik 2019.

Kjo risi pati si qëllim t’u ofronte familjeve dhe fëmijëve një alternativë më të sigurt dhe të përshtatshme gjatë lundrimit të tyre në internet. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.