FOTO/ Durrës, vijon shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Bashkia e Durrësit vijon shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në zonën e Sukthit, Katundit të Ri dhe pranë shkollave.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, theksoi sot se “po vijojmë me shpërndarjen e ndihmave për 100 familje në zonën e Sukthit, Katundit të Ri, si dhe pranë shkollave”.

Sipas saj, askush nuk është vetëm në përballimin e situatës pas rënies së tërmetit të 21 shtatorit.

Të gjitha strukturat e emergjencave në vend janë mobilizuar për të strehuar banorët dhe për t’iu siguruar gjithë ndihmën e domosdoshme. Ndërkohë nga ana tjetër në terren vijon puna bashkë me pushtetin lokal në vlerësimin dhe përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara në banesa. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.