Fier/ Investimi 1 miliard lekë në rrjetin 20 kV, përfitojnë cilësi shërbimi 22 mijë abonentë

TIRANË, 27 shtator /ATSH/- Investimi 1 miliard lekë i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në rrjetin 20 kV në qytetin e Fierit ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike për 22 mijë abonentë të kësaj zone.

OSHEE bën të ditur se ky është investimi i radhës që pason planin e investimeve të zbatuara tashme edhe në qytete të tjera të vendit, ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të qytetarëve në çdo cep të vendit dhe reduktimin në maksimum të humbjeve në rrjet.

OSHEE aktualisht është në proces ndërtimi edhe të 3 fiderave të tjerë 20 kV në rrethin e Fierit. Ndërkohë që ka investuar në 9 fidera të rinj, 60 kabina elektrike të reja të tensionit të mesëm dhe të ulët. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.