Trashëgimia kulturore shqiptare në penelin e piktorëve europianë

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Europiane dhe 29 Shtatorit – Ditës Kombëtare të Trashëgimisë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u organizua ekspozita me titull: “Trashëgimia jonë Kulturore në penelin e piktorëve europianë”.

Kjo ekspozitë u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të aktiviteteve të shumëllojshme që janë ndërmarrë gjatë kësaj jave kulturore.

Në kuadër të aktivitetit referoi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, i cili u shpreh se: “Kjo ekspozitë është një pasqyrim i qartë se vendi ynë ishte në fokusin e artistëve europianë më në zë të kohës, siç pasqyrohet në këtë ekspozitë dhe se e shkuara, e tashmja, por dhe perspektiva jonë e ardhme është e lidhur ngushtë me familjen e madhe europiane, pasi vendi ynë dhe trashëgimia e tij kulturore janë të lidhur ngushtësisht me kulturën europiane, ashtu siç pasqyrohet dhe në këto vepra artistike”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.