Policia, masa drejtuesve të mjeteve që paraqesin rrezik në qarkullim

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër aksion për të ndaluar drejtuesit e mjeteve që paraqesin rrezikshmëri në rrugë dhe mund të bëhen burim aksidentesh.

Sipas Policisë së Shtetit: “Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Janë pezulluar 12 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar për gara shpejtësie”.

Policia njofton se kontrollet në rrugët e kryeqytetit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që janë burim rreziku për përdoruesit e tjerë të rrugëve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.