NJU JORK – Di Maio: Do të bëjmë më shumë se Salvini për migrantët  

OKB, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio deklaroi se qeveria e re do të bënte më shumë për migracionin sesa kabineti i mëparshëm në të cilin shërbeu si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punës dhe Industrisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me kritikat nga ish-aleati i qeverisë, Di Maio deklaroi se “e kuptoj nervozizmin e Salvinit dhe partisë së tij, por ai vendosi të izolojë veten, të hidhte poshtë gjithçka”.

Duke folur nga Nju Jorku dhe duke iu referuar Salvinit, drejtuesi i Lëvizjes 5 Yjet (M5S) deklaroi se ”me keqardhje gjithçka përfundoi kështu”.

“Ne do të bëjmë më shumë se ai për rialokimet dhe riatdhesimet”, theksoi Di Maio. / / sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.