Ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti në Kamzë e Paskuqan

TIRANË, 26 shtator /ATSH/-  Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Dajna Sorensen ishte në bashkinë Kamzë dhe në njësinë administrative Paskuqan, ku e shoqëruar nga deputeti i zonës Elio Hyska dhe nga presidentja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë Ines Muçostepa, vizituan disa nga familjet e prekura nga tërmeti, për të njohur nga afër problematikat e tyre, nevojat emergjente dhe për t’i asistuar me qëllim minimizimin e pasojave të shkaktuara.

Gjatë vizitës në bashkinë Kamzë, zv/ministrja Sorensen u ndal edhe në Shkollën e Mesme Profesionale, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara dhe ofroi mbështetjen e plotë të MFE-së për përmirësimin e mjediseve.

Me mbështetjen dhe të biznesit, për familjet e dëmtuara në zonën e Paskuqanit u shpërndanë ndihma në ushqime dhe veshmbathje. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.