HOLANDË – Banka ABN Amro nën hetim për pastrim parash

AMSTERDAM, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Banka ABN Amro po përballet me hetime për pastrim të mundshëm të parave, deklaroi sot vetë banka.

”Prokurorët po shqyrtonin nëse ajo po zbatonte rregullat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financim të terrorizmit”, deklaroi ABM Amro.

Banka siguroi hetuesit për bashkëpunimin e plotë të saj, duke shtuar se u informua dje për hetimin.

Zyra e prokurorisë publike deklaroi se kishte marrë një raport nga Banka Qëndrore Holandeze lidhur me transaksione të dyshimta.

Gjithashtu u dyshua nëse banka kishte verifikuar klientët si duhet.

Vitin e kaluar, banka holandeze ING, u gjobit me 775 milion euro pasi kishte shkelur ligjet për parandalimin e pastrimit të parave./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.