Foto/Iniciativa e Këshillit të Europës, pjesë e aktiviteteve kulturore në Pogradec

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Iniciativa e Këshillit të Europës “Dita Europiane e Gjuhëve” është bërë pjesë e kalendarit të  aktiviteteve kulturore hartuar nga bashkia Pogradecit.

Viti 2001 shënoi fundin e vitit Europian të gjuhëve, një bashkëpunim i Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian me synimin të inkurajonte të nxënit e gjuhëve europiane.

Larmia e gjuhëve, mirëkuptimi ndërkulturor , diversiteti i pasur gjuhësor dhe kulturor, të nxënit, i cili zgjat gjatë gjithë jetës , janë këto parimet të cilat themeluan një të tillë koncept si Dita Europiane e Gjuhëve.

“Bashkia Pogradec mbështetëse e parimeve të sipërpërmendura bëhet sot pjesë e rrjetit europian të promovimit të qytetarisë, mirëkuptimit, të nxënit elitar dhe funksional.Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të eventeve dhe aktiviteteve hartuar nga bashkia Pogradec, i cili do të pasohet nga shumë të tjerë”, -bëjnë të ditur specialistët e bashkisë.

Iniciativa e Këshillit të Europës, daton në 6 Dhjetor 2001. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.