Dëmtimet tek Gjeologjiku, projekt për izolimin e çatisë me standarde sigurie

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit nxorën në dritë problemet e shkaktuara nga tërmeti në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, i cili mban statusin e monumentit të kulturës.

Margariti shprehet se ”pas rrëzimit të një pjese të parapetit ballor, dëmtimet e shkaktuara në pjesën e çatisë sollën depërtimin e shiut në ambientet e brendshme të godinës. U rikthyem sërish për të inspektuar gjendjen e ndërtesës, së bashku me drejtorin e Institutit të Ndërtimeve, Agron Hysenlliu dhe zv.ministrin Artan Shkreli. Pas izolimit të pjesës së rrëzuar të parapetit dhe pastrimit të mbetjeve, shumë shpejt do të nisë puna për çmontimin e pjesës tjetër të parapetit të mbetur”.

”Bashkë me Institutin e Ndërtimit do të hartojmë projektin për izolimin e çatisë dhe rindërtimin e parapetit sipas të gjitha standardeve të sigurisë. Jeta e studentëve dhe pedagogëve, mbi gjithçka” theksoi Margariti. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.