Agjencia Telegrafike Shqiptare

14 korrik 2002/ Atentati i dështuar kundër Jacques Chirac

PARIS, 26 shtator /ATSH-AFP/- Më 14 korrik 2002, një militant i ekstremit të djathtë u përpoq të vriste presidentin Jacques Chirac, gjatë paradës tradicionale ushtarake, në Champs-Elysees, në Paris.

Maxime Brunerie, 25 vjeç, nga rreth 150 metra larg presidentit, në mes të turmës së spektatorëve, mori shenjestër në drejtim të presidentit.

Gjuajtja e tij u shmang nga një turist alsasian, Jacques Weber. Ai u çarmatos nga të pranishëm të tjerë dhe policia.

Presidenti nuk e mori vesh se çfarë ndodhi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version