​Haradinaj: Zgjedhjet e 6 tetorit, referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve

PRISHTINË, 26 shtator /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 28-vjetorin e Referendumit të popullit të Kosovës për deklarimin e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj tha se ky akt historik vulosi vullnetin e popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur. Kryeministri në detyrë tha se edhe zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve territorialë.

“Tani, 28 vjet më vonë, zgjedhjet që i kemi përpara janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, për ta çuar në vend amanetin e brezave”, tha Haradinaj. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.