SHBA – Presidenti i Ukrainës takohet me Trump në pritjen zyrtare të OKB

Nju Jork, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehet se u takua me homologun amerikan, Donald Trump gjatë pritjes zyrtare për çeljen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Zelensky postoi sot një foto në rrjetin social Twitter me presidentin Trump dhe bashkëshortet e tyre pranë flamurit të SHBA-së.

“Dje, gjatë pritjes zyrtare fola me Donald Trump dhe Zonjën e Parë. Sot do të diskutojmë për punë,” shkroi Zelensky.

Një pretendim se presidenti amerikan tentoi të detyronte Zelensky-in për të treguar informacion komprometues rreth rivalit politik të Trump, Joe Biden gjatë një bisede të fundit telefonike, ka nxitur një hetim kundër Trump. / / sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.