Kukës/ Bashkia, projekte të përbashkëta me BB në turizëm dhe infrastrukturën rurale

TIRANË, 25 shtator /ATSH/- Kukësi mikpriti sot Louise J. Cord, drejtoreshën e sektorit për Çështjet Sociale të Bankës Botërore nga Uashingtoni.

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka zhvilluar një takim në mjediset e bashkisë që ai drejton me drejtoreshën Louise J. Cord.

Në fjalën e tij Gjici u shpreh se ndjehej shumë i lumtur që modeli i suksesshëm i marrëdhënieve tona do të thellohet në projekte të përbashkëta në fushat e turizmit dhe infrastrukturës rurale. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.