IZRAEL – Rezultati përfundimtar: Gantz kryeson zgjedhjet

TEL AVIV, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti izraelit, Reuven Rivlin mori rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar, nga të cilat nuk pati asnjë fitues.

Partia “BardhëeBlu” e udhëhequr nga Benny Gantz, kryesoi duke marrë 33 nga 120 vendet e parlamentit.

Partia e djathtë Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu, fitoi një vend më shumë sesa rezultatet paraprake të treguara, duke marrë 32 vende, pasi gjashtë kuti të votimit u skualifikuan për mashtrime të votuesve.

Duke parë se cili ka më shumë gjasa për të formuar qeverinë, numri i vendeve në aleancat e partive që mbështesin secilin kandidat mbeti i njëjtë, me Netanyahu-n që kryeson me një vend.

Në përgjithësi, 55 deputetë të së djathës dhe bllokut fetar kanë miratuar Netanyahu dhe 54 nga partitë në bllokun e qendrës së majtë kanë mbështetur Gantz.

Asnjë kandidat nuk mbështetet nga deputetë të mjaftueshëm për të formuar qeverinë, për të cilën do të nevojiteshin të paktën 61 anëtarë.

Presidenti Rivlin do të zhvillojë sot takimin e dytë këtë javë me Netanyahu dhe Gantz dhe mund të njoftojë vendimin e tij se cilin kandidat do të zgjedhë për formimin e një koalicioni.

/ /sara /

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.