Ambasada e SHBA-së, ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti

TIRANË, 25 shtator /ATSH – I. Vata/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi sot se do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti.

“Ai është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojmë përgjatë vitit”, shprehet Ambasada e SHBA-së.

Një ditë më parë zv.shefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski shprehu solidaritet me të dëmtuarit nga tërmeti.

“Shpreh solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me popullin shqiptar pas tërmetit të fundjavës së kaluar. Ka qenë një e kaluar shqetësuese disa ditë, por ne jemi frymëzuar vërtet nga forca dhe rezistenca e popullit shqiptar përballë kësaj sfide të vështirë. Mendimet tona janë veçanërisht me ata që pësuan lëndime ose dëme në pronën e tyre. Ne ju dëshirojmë një rikuperim të shpejtë dhe një sens të rivendosur të normalitetit”, u shpreh Koski. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.