SHBA – Bolsonaro: Amazona nuk është trashëgimi e njerëzimit

SHBA, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, tha se është e gabuar që Amazona të quhet pjesë e trashëgimisë së njerëzimit dhe akuzoi disa vende se po silleshin si kolonizatorë kundrejt Brazilit.

“Në vend që të na ndihmojnë, disa shtete, mbi bazën e gënjeshtrave të medieve, sillen pa respekt dhe si kolonizatorë, duke sulmuar sovranitetin tonë”, tha presidenti brazilian nga platforma e OKB-së.

Ai nuk përmendi shtete në veçanti, por e cilësoi si absurd propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një status ndërkombëtar për mbrojtjen e Amazonës. /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.