Problemet nga reshjet, Xhaçka: FA-të në terren

TIRANË,24 shtator /ATSH – I. Vata/- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se Forcat e Armatosura kanë zbritur në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve të  Valiasit të prekur nga reshjet.

Ministrja Xhaçka thekson se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë zbarkuar në terren për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga reshjet e mbrëmjes së djeshme.

“Trupat dhe mjetet e specializuara të Batalionit të Mbështetjes Rajonale po nxjerrin ujin nga banesat dhe bizneset në Valias të Kamzës, ndërkohë që qindra trupa janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.