Agjencia Telegrafike Shqiptare

HAPËSIRË – Zbulohet ”dera” e kometave

TEKSAS, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Zbulohet ”dera” e kometave. Ajo ndodhet përtej orbitës së Neptunit dhe është kalimi për depërtimin në pjesën e brendshme të Sistemit Diellor, sipas zbulimit të botuar në revistën ”The Journal Astrophysical Journal Letters” dhe koordinuar nga Gal Sarid dhe Universiteti i Teksasit, i udhëhequr nga Jordan Steckloff.

“Zbulimi i ‘portës’ për në Sistemin Diellor tani mund të ndryshojë të kuptuarit tonë për evolucionin e kometave. Planetologët zbuluan derën e kometave duke studiuar përmes simulimeve kompjuterike, trajektoren e kometës 29P / Schwassmann Wachmann 1 (SW1), që i përket familjes Centauri, domethënë kometat që ndjekin orbitat kaotike në zonën midis Jupiterit dhe Neptunit dhe që vijnë nga Rripi Kuiper, rajoni përtej orbitës së Neptunit”, saktësoi Sarid./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version