FOTO/ Identifikim dhe vlerësim i çdo dëmtimi në qarkun e Elbasanit

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ – Grupet e ekspertëve vijojnë të të jenë çdo ditë në terren për të identifikuar dhe vlerësuar çdo dëmtim në qarkun e Elbasanit.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe deputetja e Partisë Socialiste në këtë Qark, Evis Kushi së bashku me ekipin e emergjencave të bashkisë Elbasan inspektuan disa pallate dhe banesa të prekura nga tërmeti në njësinë 2 në Elbasan.

Pas identifikimit dhe vlerësimit të çdo dëmtimi do të përcaktohen masat që duhen marrë në mbështetje të çdo familjeje që ka nevojë.

“Bashkë me Evisin dhe ekipin e emergjencave vizituam pallatet dhe apartamentet e prekura nga tërmeti në njësinë 2. Në mbështetje të familjeve, ekspertët po vlerësojnë çdo dëm dhe po tregojnë vëmendje maksimale ndaj godinave. Bashkë. Shqipëri Solidare”, u shpreh kryebashkiaku Llatja.

Ndërsa deputetja Kushi theksoi se, “së bashku me Kryetarin Gledian Llatja dhe ekipin e emergjencave të Bashkisë Elbasan inspektuam disa pallate dhe banesa të prekura nga tërmeti në njësinë 2 në Elbasan. Grupet e ekspertëve vazhdojnë të jenë çdo ditë në terren për të identifikuar dhe vlerësuar çdo dëmtim si dhe për të përcaktuar masat që duhen marrë në mbështetje të çdo familjeje që ka nevojë”.

/gj.mima/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.