​Hamza takon ambasadoren e re franceze Marie Christine Butel

PRISHTINË, 24 shtator /ATSH/ Ministri në detyrë i Financave Bedri Hamza priti në takim  ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie Christine Butel me të cilën diskutoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional.

Ministri Hamza e uroi ambasadoren Butel dhe e falenderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Ndërsa, ambasadorja Butel falenderoi ministrin Hamza për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Francës për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen, sidomos në projektet e përbashkëta, të cilat tashmë janë në proces të zhvillimit./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.