Tërmeti/ Presidenti i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë

TIRANË, 23 Shtator /ATSH/ -Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka shprehur solidaritetin e tij pas tërmeteve të rëna në Shqipëri dy ditët e fundit.

Ai është shprehur se Europa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin.

“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ata që janë lënduar ose humbur shtëpitë e tyre. Europa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, ka theksuar Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.