Tërmeti/ Drejtoria e Transportit fond solidariteti për rindërtimin e banesave të dëmtuara

TIRANË, 23 shtator /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) si ent në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), ka nisur punën për sigurimin e një fondi solidariteti që do e vënë urgjent në dispozicion të riparimeve e rindërtimeve të banesave të dëmtuara nga tërmeti, nën koordinimin e MIE, në zona rurale.

“Solidarizohemi me të gjithë qytetarët që kanë përjetuar momente ankthi, janë lënduar apo kanë patur dëmtime në banesa/biznese/ambientet e punës”- citon njoftimi i kësaj drejtorie.

Ndërkohë që tërmetet e fundjavës kanë prekur edhe selinë qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme së Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.