SHBA – Zarif: Po bisedimeve me Uashingtonin, por jo vetëm në foto

SHBA, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif u shpreh se Teherani është i hapur ndaj diskutimeve me SHBA-në, por me kusht që të mos jetë vetëm një foto e thjeshtë, por që t’u japë udhë rezultateve konkrete dhe të besueshme.

“Nëse bëhet fjalë vetëm për një foto, pa rezultat konkret, kjo vetëm sa do t’i shtonte vështirësitë ekonomike të iranianëve. Nëse ky takim realizohet, ajo që duhet të bëjmë është të krijojmë besueshmëri”, tha ai.

Zarif tha gjithashtu se plani për bashkëpunimin rajonal, që presidenti iranian ka planifikuar të paraqesë këtë javë në OKB, ka për qëllim krijimin e një “Koalicioni për Shpresën”.

/ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.