Qendër ndihmash pranë bashkisë Durrës, Sako: Të ndihmojmë familjet‍ e prekura

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Pranë bashkisë së Durrësit është ngritur një qendër ndihmash për të prekurit nga tërmetet.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit ftoi sot të gjithë qytetarët të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti i dy ditëve më parë.

“Eja dhe ti dhe ndihmo familjet‍ që sot më shumë kurrë kanë nevojë për ty. Çdokush nga ju mund të japë rroba apo ushqime”, u shpreh Sako.

Në bashkinë e Durrësit grupet e punës janë në terren për të vlerësuar gjendjen në familjet e prekura nga tërmeti i rënë dy ditë më parë në Durrës dhe Tiranë./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.