Punime në Tiranë/ Kufizime energjie gjatë 2 ditëve të ardhshme

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Disa lagje të Tiranës do të kenë kufizime të energjisë elektrike të martën dhe të mërkurën përkatësisht në datat 24 dhe 25 shtator.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se stakimi i energjisë do të bëhet për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Kështu, sipas OSHEE nga 09:30-13:00 do të ndërpritet energjia në Valias, Fushë-Kamzë, Zgafnor pjesërisht.

Nga ora 09:00-15:00 energjia do të ndërpritet te rruga “Jordan Misja” pjesërisht, rruga “Hoxha Tahsim”.

Më 25 shtator ndërprerje energjie do të të ketë nga ora 09:00-15:00 në Prezë, Ahmetaq, Breg Shkozë, Fushë-Prezë.

Po ashtu nga ora 09:00-12:00 do të ndërpritet energjia tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” pjesërisht, nga ora 11:00-13:00 tek rruga “Pjetër Bogdani”, nga 04:00-15:00
te rruga “Petro Nini Luarasi”. /z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.