NJU JORK – Mogherini: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe MV kyçe edhe për BE


Në funksion të perspektivës së qartë drejt Bashkimit Europian që ka Ballkani Perëndimor, Mogherini dhe përfaqësuesit nga rajoni rishikuan përparimin thelbësor të arritur dhe  detyrat për të ardhmen.
Ata shprehen mbështetje për hapjen e negociatave të pranimit në BE duke nënvizuar se ky vendim është thelbësor jo vetëm për të dy vendet në fjalë, por për të gjithë rajonin dhe për BE-në.

Të gjithë ata mbështetën vazhdimin e dialogut Serbi-Kosovë dhe përfundimin e hershëm të një marrëveshje juridikisht detyruese për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për perspektivën drejt BE-së duke theksuar se puna për reformat vazhdon, siç janë bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Mogherini dhe drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u shprehën solidaritet me Shqipërinë pasi vendi u godit nga një seri tërmetesh të forta këtë fundjavë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.