LONDËR – Falimenton operatori turistik 178-vjeçar ”Thomas Cook”

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-ANSA – ”Thomas Cook”, operatori turistik britanik me 178 vite histori pas tij, kërkon likuidim gjyqësor, një procedurë që zëvendëson falimentimin e menjëhershëm duke u ndarë pjesë së pasurisë së kompanisë kreditorëve të kompanisë.

Kompania njoftoi se “të gjitha fluturimet dhe pushimet e ardhshme janë anuluar”.

Megjithë negociatat intensive ”Thomas Cook” nuk arriti të gjejë një marrëveshje me kreditorët dhe kjo shkaktoi kërkesën për falimentim.

Me likuidimin gjyqësor, në kompaninë ”Thomas Cook” humbasin 22 000 vende pune në nivel global, nga të cilat 9 000 vetëm në Britaninë e Madhe./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.