Gara për kryeprokurorë, shtyhet për të mërkurën seanca në KLP

TIRANË, 23 shtator/ATSH/-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të shtyjë mbledhjen e parashikuar për sot në mesditë për vlerësimin e listës së kandidatëve në garën për Prokuror të Përgjithshëm.

KLP njofton se për shkak,  se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbërritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00.

Mbledhja pritet të zhvillohet te Salla e mbledhjeve pranë Këshilli të Lartë Gjyqësorë Gjatë mbledhjes së KLP pritet të jenë dhe Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbylli me 2 maj garën për Kryeprokuror dhe në përfundim të garës rezultuan katër kandidatura zyrtare që shprehën interesin. Kandidatët që shprehën interesin janë Olsian Çela, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe avokati Lulzim Alushaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.