Foto/ Balluku takim me inxhinierët e kompanive private, vlerësim të dëmeve të godinave

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me inxhinierë të kompanive private për të bërë vlerësimet e dëmeve të godinave.

“Në takimin me inxhinierë të kompanive private, të cilët gjatë këtyre ditëve janë bashkuar me grupet e inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit e së bashku do të jenë në çdo banesë të dëmtuar nga tërmeti, për të bërë vlerësimet e dëmeve të godinave.

Në ditë të vështira, solidariteti me vepra motivon edhe më shumë për t’u gjendur pranë atyre që kanë nevojë”, – ka thënë Balluku.

Sipas saj, qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht duke qëndruar pranë dhe duke ndihmuar qytetarët e dëmtuar nga tërmeti. Shqipëri solidare.

/z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.