Durrës/ Shkarkohen 20 mijë tonë qymyr, priten 6 anije me mallra të ndryshme

TIRANË, 23 shtator/ATSH/- Një anije me 20 mijë tonë qymyr vazhdon të shkarkohet në Terminalin Lindor të portit të Durrësit, ndërsa gjatë ditës priten në kalata edhe gjashtë anije të tjera me mbi 17 mijë tonë mallra të ndryshme.

Në sheshet e portit po punohet për përpunimin e kamionëve me mallra që do të shkojnë  drejt qyteteve tona dhe Kosovës.

Sot në mëngjes në Terminalin e Udhëtarëve janë ankoruar sipas grafikut dy tragetet e linjës Bari-Durrës.

Ndërkaq në kalatën 4 ndodhen pesë jahte turistikë. Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual mësohet se katër nga anijet që do të ankorohen në Terminalin Perëndimor ndodhen tashmë në radën portuale dhe do të shkarkojnë grurë, melaminë, llamarinë dhe hekur.

Dy të tjerat që priten gjatë ditës do të sjellin 292 kontejnerë dhe 2493 tonë llamarinë.

/k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.