Dëmet nga tërmeti në Durrës, një grup i UK Vlorë pranë banorëve

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Një grup nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Vlorë treguan sot solidaritetin me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.

Ata ishin pranë banorëve të Durrësit, ku punuan për evidentimin e dëmeve të shkaktuara, por edhe për t’u dhënë forcë këtyre njerëzve për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë të krijuar nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Të dëmtuarit nuk janë vetëm, ne jemi pranë tyre dhe me ta”, thuhet në një njoftim të UK Vlorë.

Ndërkohë, nga kjo ndërmarrje është ndërhyrë po ashtu edhe për eliminimin e disa defekteve në rrjetin e furnizimit me ujë në lagjen “Partizani” dhe “11 Janari” në Vlorë.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.