Zv.ministri i Arsimit flet për situatën në shkolla dhe universitete pas tërmetit

TIRANE, 22 shtator/ATSH/- Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë lidhur me situatën pas tërmetit, zv.ministri i arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kostandin Shkurti tha mesnaten e sotme se, ka pasur disa dëmtime në katër gjimnaze dhe shtatë shkolla 9 vjeçare.

Shkurti theksoi se pjesa dërrmuese e shkollave është e padëmtuar, por ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të vlerësohen nëse janë të sigurta për të vijuar procesin mësimo.

Gjithahstu, zv.ministri i Arsimit tha se “në Universitetin Bujqësor janë dëmtuar tre godina, në Universitetin e Tiranës, dy godina, tek Artet tre godina të dëmtuara ndërsa tek Sportet dy palestra të dëmtuara.

Ai tha se territoret e shkollave janë në dispozicon për rastet e emergjencës.

“ Nesër së bashku me trupat e emergjencës do të jemi në terren për të parë gjendjen e tyre dhe kemi besim se të hënën të gjitha strukturat arsimore do të jenë të hapura”, deklaroi zv.ministri./A.F/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.