Situata pas tërmetit, Manastirliu: Derë më derë për të ofrua ndihmë

TIRANË, 22 shtator /ATSH – I. Vata/ -“ Derë më derë për të ofrua ndihmë”, deklaroi sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Sociale Ogerta Manastirliu ndërsa theksoi se në vijim do të kemi të aktivizuar planin e gatishmërisë në spitale.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Manastirliu shtoi se kanë marrë trajtimet dhe deri tani janë 10 qytetarë që vazhdojnë të marrin trajtimin në Spitalin Universitarë të Traumës dhe në spitalin e Durrësit.

“ Ne do të vazhdojmë të ndjekim situatën pasi  edhe në orët e parë të mëngjesit të ditës së sotme në Spitalin Universitarë “Nënë Tereza” janë paraqitur disa raste, jo me  problematika të shëndeti,  por lidhur me simtoma të ankthit dhe të panikut që karakterizon  këto moment. Situata do të vijojë të monitorohet edhe në orët e më tejshme. Puna tashmë do të ndalet ne identifikimin e familjeve që janë të prekura dhe që kërkojnë mbështetje sociale nga  struktura e Shërbimit Social Shtetëror dhe ndaj ne kemi marrë masat me Shërbimin Social Shtetëror të Tiranës dhe Durrësit për të mbështetur të gjitha ato familje me ndihmat e nevojshme qoftë me veshmbathje ushqime apo për t’i drejtuar në  qendrat social të cilat qoftë bashkia e Tiranë apo e Durrësit i kanë hapur dhe do vijon  t’i presin familjet për t’u ofruar një vakt të nxehtë apo për të  marrë këshillimet e nevojshme psiko-sociale në këtë raste”, tha ajo.

Po ashtu, Manastirliu theksoi se “do të vijojmë të jemi në terren derë më derë, aty ku komuniteti ka më nevojë dhe sigurisht mbështetje me të madhe do të ketë për fëmijët dhe nënat”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.