Lajmi i rremë për tërmetin, apeli i sizmologut: Qytetarët të jenë të qetë

TIRANE, 22 shtator/ATSH/-Sizmologu i njohur Rrapo Ormeni deklaron se tërmeti nuk mund të parashikohet as në vendin tonë, por as në vendet më të zhvilluara në botë.

Duke folur lidhur me lajmin e shpërndarë në portale dhe rrjetet sociale për rënien e një tjetër tërmeti, Ormeni thekson se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi janë mashtrime që bëhen nga njerëz dashakeqë.

“Ky është thjesht një mashtrim nuk mund të parashikohet tërmeti. Janë lajme mashtrimesh. Ndërsa tërmetet 4 deri 5 janë normale, për të vendosur në ekuilibër zona sizmologjike ku u ndje tërmeti kryesor. Këto janë lëkundje të lehta dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm të madh. Do të ketë edhe pas-goditje. Nuk do kettë më lëkundje të madhe 5.8. Lëkundje të vogla do të ketë, por nuk do të ndihen, janë pa rrezik për qytetarët”, u shpreh ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.