Tërmeti/ OSHEE riparon defektet në rrjetin energjetik Vlorë

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se, qyteti i Vlorës dhe rrethinat e tij janë rajoni më i prekur, nga tërmeti i cili ka shkaktuar dëme të ndjeshme në rrjetin energjetik të kësaj zone.

OSHEE bën të ditur se, zonat e Valiasit dhe fshatrat e Vorës, Gjokaj-Maqinet, Gërdec, Marikaj, si pasojë e dëmtimit të kabinave nga tërmeti janë aktualisht pa energji elektrike.

Ndërkohë që grupet e punës së OSHEE-së, janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike në këto zona. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.